Bexheti Synon Fitoren Në Tetovë, Projekte Konkrete Për Rikthimin E Imazhit Të Kësaj Qendre

Profesori universitar dhe ish-kryetari i komunës së Tetovës, Sadi Bexheti është zyrtarizuqr kandidat i PDSH-së për Tetovën në zgjedhjet lokale që do të mbahen nga fundi i këtij viti.

Bexheti ka qenë kryetar komune i Tetovës në periudhën 2009-2013. Ai gjatë këtij mandanti ka projektuar dhe realizuar projekte konkrete urbane, por edhe planin për finalizimin e problemit me ujin e pijshëm. Bexheti ka paralajmëruar se planifikimet e tij janë për projekte konkrete në sferën e infrastrukturës por edhe projekte tjera për zhvillimin e Tetovës. Ai nënvizon se do marr besimin e tetovarëve dhe se do ta rikthejë imazhin e kësaj qendre shqiptare.

Ai njihet edhe si profesor universitar që ka doktoruar në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb, ndërsa edhe më tej punon si profesor universitar në Universitetin e Prishtinës, Tetovës dhe universitete tjera, duke qenë bashkëpunëtor i jashtëm. Nga viti 2007 – 2009 ka qenë edhe rektor i Universitetit të Tetovës, ku ishte dëshmuar me ngritjen e imazhit të këtij universiteti me cilësi, zgjerim dhe kuadro. (INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *