Ashtu siç ishte paralajmëruar, tashmë ka filluar moti i ligë në Kosovë

Temperaturat sot në vendin tonë kanë pësuar ulje, pas ditëve të para të javës ku ato arritën deri në 38 gradë celsius.

Si pasojë këtyre ndryshimeve, IHMK kishte njoftuar se sot do të ketë reshje shiu e vende-vende edhe breshër.null

Tashmë në disa qytete reshjet e shiut kanë filluar dhe po ashtu edhe breshëri.

Në pamjet që janë publikuar në rrjetet sociale shihet se në komunë e Skenderajt përveç reshjeve të mëdha të shiut në formë stuhish, ka rënë edhe breshër.

Situatë e njëjtë paraqitet edhe në Prizren. Ndryshe, sot Bashkim Kastrati nga sektori për Hidrologji dhe Prognoza Hidrologjike, në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës, ka thënë për Telegrafin se Kosova nuk rrezikohet nga përmbytjet./Telegrafi/

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1541762889494224&id=396109264059598

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *