30 ditë paraburgim për 18 vjeçarin nga Gostivari, dyshohet incest

Prokuroria Themelore Publike – Gostivar lëshoi një Urdhër për kryerjen e një procedure hetimi kundër një personi të moshës 18 vjeç, për shkak të dyshimit se ai ka kryer krimin – Incest sipas nenit 194 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.

I dyshuari më 15 korrik, rreth orës 14:30 minuta kishte marrëdhënie seksuale me një të afërm të tij (farefis), që ndërkohë ishte fëmijë 12 vjeç. I dyshuari e takoi viktimën në rrugë dhe me mashtrime dhe gënjeshtra e drejtoi atë që të lëvizte në një dyqan aty pranë. Gjatë rrugës, afër stadiumit ai filloi ta tërhiqte për dore viktimën dhe e çoi me forcë në tualetet e ndërtesës, ku ndërmori veprime me të cilat kreu krimin.

Për shkak të peshës së veprës penale për të cilin parashikohet një dënim me burg prej së paku 10 vjet, si dhe rrethanave që tregojnë rrezikun e arratisjes, frika se i dyshuari do të pengojë procedurën penale duke ndikuar ndaj dëshmitarëve, si dhe rrethana të veçanta që justifikojnë nga frika e përsëritjes së krimit, prokuroria paraqiti në gjykatën kompetente propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin.

Propozimi i prokurorisë u pranua dhe Gjykata Themelore në Gostivar, me një vendim, urdhëroi që i dyshuari të mbahet në paraburgim për 30 ditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *