Me këngë provokuese serbe për Kosovën provokohen banorët e një lagjeje shqiptare në Kumanovë

Banorë të rrugës “11 Nëntori” në Kumanovë kanë shprehur shqetësimet se dikush në orët e para të mëngjesit ka zgjuar nga gjumi dhe ka provokuar ata duke parakaluar me makinë dhe duke lëshuar me zë të lartë këngë serbe për Kosovën.

“Dje në mëngjes rreth orës 04.30, një veturë me dritare të hapura ka parakaluar në rrugën tonë krejtësisht e banuar me banorë shqiptarë, nga e cila ulërinte një këngë serbe me motive kishtare për Kosovën.

Zëri ishte në maksimum dhe ne u shqetësuam se çfarë po ndodhë pasi që jetojmë në këtë rrugë. Ky veprim kuptohet si provokim dhe veprim i papërgjegjshëm, pasi që i ka prish gjumin banorëve nga zëri i lartë, por mund të kuptohet edhe si provokim në një mjedis shqiptar.

Apelojmë që organet policore të zbulojnë këtë rast pasi që janë kamerat e sigurisë dhe të zbulohet identiteti i zhurmuesit, i cili jo më së paku mund të marr një gjobë për prishjen e qetësisë, por të hetohet edhe për provokim”, ka thënë banori i kësaj lagje në një letër drejtuar INA-s.

Ai po ashtu për kurreshtje ka dërguar edhe këngën që ka arritur që ta kuptoj e që është në këtë link:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *