Aksion i policisë speciale, arrestohet një diler me dy qese kokainë

Zyrtarë policor të Departamentit për Polici Kriminale dhe Njësisë Speciale Antiterroriste “Tigrat”, mbrëmë rreth orës 23: 30 minuta gjatë një aksioni në lagjen “Debar Maalo” në Shkup, pranë një objekti hotelerik kanë privuar nga liria G.P (34) dhe N.S (35), ku gjatë një kontrolli janë gjetur dhe janë marrë dy qese me kokain, të dedikuara për shitje.  Nga policia gjithashtu njoftojnë se në rrugën “Boemska”, është privuar nga liria S.G. 25 vjeçar nga Shkupi, i cili në momentin e arrestimit ka qenë duke drejtuar në gjendje të dehur një makinë të tipit “Audi” me targa të Shkupit. Gjatë kontrollit i gjendet dhe konfiskohet kokainë. Ndërkohë në një aksion tjetër në të njëjtën rrugë janë privuar nga liria 24 vjeçari, A.A. një 23 vjeçar O.A. dhe 20 vjeçari B.I., gjatë bastisjes tek personat e lartpërmendur janë gjetur dhe konfiskuar një mjet i prehtë dhe një shkop bejsbolli. Merren masa për zbardhjen e rastit, pas çka priten padi adekuate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *