25 vjeçari goditet për vdekje me armë derisa ishte në gjueti në Mariovë

Një 25 vjeçar nga Prilepi iu nënshtrua plagëve të tij sot pasi u godit nga një plumb nga një pushkë gjuetie në zonën e fshatit Vitolishtë, Mariovë – Maqedoni e Veriut.

Sipas Sanja Stamatova, zëdhënëse e SPB Manastir, personi nga Prilepi me inicialet GJ.H u qëllua sot me pushkë gjuetie në fytyrë, nga një grup që ishin në gjueti.

– Sot në 11 orë dhe 6 minuta në stacionin policor Prilep u raportua se në rajonin e fshatit Vitolishte, një 25-vjeçar nga Prilepi është goditur nga një plumb nga një pushkë gjuetie të një personi të një grupi që po gjuante. Në orën 14:55, ekipi i ambulancës arriti në përfundimin se GJ.H iu nënshtrua plagëve të tij, theksoi Stamatova.

Policia dhe prokurori publik në Prokurorinë Themelore Publike nga Prilep inspektuan në vendngjarje. Është urdhëruar për autopsi.

Nga SPB Manastir njoftojnë se po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *