Riatdhesohen luftëtarë të huaj dhe anëtarë të familjeve të tyre, shtetas të Maqedonisë së Veriut

Mbrëmë vonë Qeveria me sukses e ka përfunduar procesin e riatdhesimit të shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Siria dhe Iraku – katër burra – luftëtarë të huaj, pesë gra dhe 14 fëmijë.

Pres shërbimi qeveritar kumtoi se procesi u zbatua në pajtim me obligimet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilat dalin nga e drejta ndërkombëtare, e drejta ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, e drejta humanitare ndërkombëtare, standardet dhe rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Kundër katër luftëtarëve të huaj terroristë, pas dëshmive të siguruara paraprakisht nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme – Byroja për siguri publike, dhe në koordinim me Agjencinë për siguri kombëtare, janë parashtruar kallzime adekuate penale në pajtim me legjislaturën kombëtare. Për shkak të mosqasjes së tyre për organet e ndjekjes, për ta janë shpallur fletarreste ndërkombëtare, ndërsa në mungesë të tyre, është përcaktuar masë e paraburgimit, me vendim të gjykatësit kompetent”, kumtoi në mëngjes Qeveria.

Gratë dhe fëmijët e riatdhesuar do t’i nënshtrohen karantinës 14-ditore shëndetësore në bazë vullnetare dhe kontrolle të domosdoshme mjekësore, në pajtim me Ligjin për mbrojtje të popullatës nga sëmundje infektive, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik.

“Gjatë periudhës së ardhshme, shërbimet kompetente do të punojnë në sigurimin e dëshmive për pjesëmarrje të mundshme në veprimeve të inkriminuara, për secilin rast individualisht. Me përjashtimin e mundësisë për inkuadrimin e tyre në veprime që i nënshtrohen përgjegjësisë ndëshkuese-juridike, duke e respektuar tërësisht parimin e vullnetarizmit, do të fillojë procesi për rehabilitimin e tyre, risocializimin dhe riintegrimin në bashkësi, respektivisht në shoqëri”, kumton pres shërbimi i Qeverisë.

Të gjitha masat dhe aktivitetet të cilat ndërmerren nga ana e institucuoneve bazohen në obligimet nga Plani kombëtar dhe procedurat për riintegrim, risocializim dhe rehabilitim të personave që kthehen nga ushtritë e huaja dhe anëtarët e familjeve të tyre, të miratuara nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, e për koordinimin dhe implementimin e të cilave kompetente është Zyra e koordinatorit kombëtar për pengimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftës kundër terrorizmit.

“Republika e Maqedonisë së Veriut, si anëtare e NATO-s dhe Koalicionit ndërkombëtar për luftë kundër ISIS, në bashkëpunim me partnerin tonë strategjik SHBA-në, mbetet e përkushtuar në zbatimin e standardeve më të larta në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, me qëllim të garantimit të sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në nivelin më të lartë për qytetarët e vendit tonë dhe më gjerë në rajon”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *