Taravari: Zaevi i konsideron si të vetat BDI-në, Besën dhe PDSH-në

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravarti thotë se kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev i konsideron si të vetat tre partitë politike në pushtet, BDI-në, Besën dhe PDSH-në.

Deklarata e Taravarit vjen pas deklaratës së Zaevit i cili tha se në partinë e tij mendojnë se në rreth të dytë në Tetovë, LSDM-ja do të garojë me Aleancën për Shqiptarët.

“Në Tetovë, Zaevi i konsideron si të LSDM-së PDSH-në dhe BDI-në dhe Lëvizjen Besa. Në zgjedhjet lokale të vitit 2017, Zaev fuqishëm mbështeti BDI-në si kandidat të tyre. Ata nuk kishin kandidat në Çair, Gostivar dhe Tetovë, por mbështetën kandidatin e BDU-së. Zaev mendon se në rreth të dytë do të shkojë Aleanca me LSDM-në, dhe kur thotë “LSDM”, ai e konsideron BDI-në, Besën dhe PDSH-në, të cilat i quan të vetat”, tha Taravari.

Zaev gjatë ditës së djeshme për TV21 në pyetjen se kë do të mbështesë në rrethin e dytë nëse kalon BDI-ja dhe Besa tha se përgjigja ndaj kësaj pyetje do të nxisë probleme në koalicion.

“Ende është herët për përgjigje. Përgjigja ime ndaj kësaj pyetje mund të nxisë probleme në koalicion. Te ne shumica konsideron se LSDM do të shkojë në rreth të dytë me kandidatin nga Aleanca për Shqiptarët”, tha Zaev./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *