Inspektorati mbyll lokalin në Tetovë, privohet nga liria pronari

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mbrëmjen e djeshme, respektivisht rreth orës 21:30, në Sedllarcë të Epërme në Tetovë policia ka privuar nga liria 41-vjeçarin B.I.

Lokali tij ka punuar pas orarit të lejuar për punë, ndërsa policia në objekt ka hasur në 29 persona. MPB informon se objekti është mbyllur nga Inspektorati i Tregut ndërsa pas zbardhjes së rastit, do të përgatitet parashtresë në përputhje me Kodin Penal për mosveprimin sipas rregullave shëndetësore në kohë epidemie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *