
Mediat kolumbiane kanë publikuar pamjet e shoqërimit të kokës së grupit mafioz, shqiptarit Agim Cerma, i njohur si “Jimmy”.
Shqiptari bashkë me 4 persona u arrestuar pas një operacioni të policisë kolumbiane bashkë me DEA-n amerikane.
Sipas Policisë Kolumbiane, grupi me në krye shqiptarin, fuste kokainë në vendin latino-amerikan me fluturime charter.
Përveç Agim Cermës,në pranga u vunë edhe:
William Cruz Pérez, i cili do të ishte njeriu i besueshëm i shtetasit shqiptar dhe personi i ngarkuar me koordinimin e blerjes dhe magazinimit të kokainës dhe krijimin e vendeve për dorëzimin e parave.
Pedro Antonio Penagos Londoño, përgjegjës për mbledhjen e drogës në ndërtesat pranë Aeroportit Alfonso Bonilla Aragón.
#ATENCIÓN | Desarticulada red narcotraficante, cuyo cabecilla sería un ciudadano albanés. Los 5 presuntos integrantes de la estructura, señalada de sacar cocaína de Colombia en vuelos chárter, fueron capturados con fines de extradición. pic.twitter.com/hh1uEDNCUJ
— Fiscalía Colombia (@FiscaliaCol) July 18, 2021