Tërmkolli: Bravo, kryeministër Kurti

Ish-deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkollit i ka pëlqyer paraqitja e sotme e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Tërmkolli i ka thënë “Bravo” Kurtit në Facebook, ndërsa ka thënë se Serbia dhe të tjerët duhet ta pranojnë dhe kuptojnë se kush është agresori dhe kush viktima.

“Bravo, Kryeministër Kurti, edhe njëherë! Serbia por edhe të tjerët duhet ta kuptojnë e ta pranojnë kush bëri gjenocid ndaj shqiptarëve (tri herë gjenocid, nga 1878 deri 1999), pra kush është agresori e kush viktima. Të mos harrojmë se ka vite që ishin ndërruar rolet, Serbia po hiqej viktima!”, ka shkruar ajo.

Kurti dhe Vuçiq u takuan sot për herë të dytë. Presidenti serb e cilësoi takim të keq dialogimin e sotëm, ndërsa kryeministri i Kosovës tha se Vuçiq refuzoi ta nënshkruajë një marrëveshje të paqes, të propozuar nga ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *