Serbët në kufi ia konfiskojnë 50 mijë franga mërgimtarit nga Zvicra

Një mërgimtarit që vinte nga Zvicra për në Kosovë, përmes Serbisë i janë kapur 50 mijë franga të cilat i kishte fshehur në të brendshmet e tij. Ngjarja ka ndodhur të dielën në vendkalimin Batrovci.

Mediat në Serbi raportojnë se ai po voziste një “Maserati” në të cilin po udhëtonin dy burra me shtetësi të Kosovës. Sipas mediave atje kur u pyetën nëse kanë ndonjë gjë për të raportuar në kontrollin doganor, të dy shoferi dhe bashkëudhëtari thanë se ata mbajnë vetëm bagazhet personale me vete.Reklame

Sa i përket parave të gatshme, ata të dy pretenduan se kishin me vete shumën e lejuar, shoferin 10,000 dhe bashkë-drejtuesin 4,000 franga. Sidoqoftë, gjatë një kontrolli të hollësishëm, në të brendshme të pasagjerit u gjetën 52,800 franga zvicerane dhe 2,330 euro.

Pas kthimit të pasagjerit shuma që korrespondon me ekuivalentin e 10,000 eurove, 43,700 franga do të mbahen deri në fund të procedurës së kundërvajtjes para gjykatës kompetente.

“Origjina e parave që transferohen në mënyrë të paligjshme përtej kufirit është e diskutueshme, dhe ekspertët e kësaj fushe pretendojnë se ato përdoren më shpesh për financimin e mëtejshëm të veprimtarive kriminale dhe terrorizmit.

Ajo që duhet të dinë qytetarët tanë është se të gjitha paratë nga shkeljet e valutave të huaja derdhen drejtpërdrejt në buxhetin e shtetit (kur financohen nevojat e përdoruesve të ndryshëm të buxhetit: fëmijë, pensionistë, madje edhe punonjës në sektorin publik, si dhe ndërtimi i shkollave , spitalet dhe rrugët)”, shkruajnë mediat në Serbi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *