Filipçe: Janë identifikuar edhe 5 raste me llojin Delta, vaksinimi është i vetmi shpëtim

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në një konferencë për për shtyp tha se se në javën e fundit janë identifikuar edhe 5 raste të reja me llojin Delta.

“3 në Shkup dhe nga një në Kumanovë dhe Tetovë. Nga gjithsej 8 të analizuara, kjo nuk është diçka ekskluzive. Për të gjitha llojet dhe mutacionet e virusit vaksina është shpëtimi i vetëm dhe qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se kjo është mënyra se si mund t’i japim fund pandemisë”, shtoi mes tjerash ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *