Arrestohet 25 vjeçari nga Kërçova

Dje rreth orës 14:15 minuta në rrugën ” 11 shtatori” në Kërçovë, zyrtarët policor nga Stacioni Policor i Kërçovës kanë privuar nga liria 25 vjeçarin D.S nga Kkërçova, pasi që gjatë një kontrolli i kanë gjetur marihuanë.

Më vonë, në shtëpinë e tij policia ka konfiskuar edhe 13 qese me marihuanë. Për ngjarjen në fjalë është informuar edhe Prokurori Publik, ndërkaq D.S është ndaluar në Stacionin Policor në Kërçovë dhe pas dokumentimit të plotë të çështjes kundër tij do të ndritet kallzim penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *