Zyrtari serb i ankohet ambasadorit rus për Albin Kurtin

Drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç u takua sot me ambasadorin e Rusisë në Serbi, Aleksandar Bocan-Kharchenko, ku ai u ankua për qasjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në dialogun Kosovë-Serbi.

Advertisement

Petkoviç vuri në dukje se Prishtina tregoi papërgjegjësi ekstreme në Bruksel dje, duke refuzuar të pajtohet me dy pikat kryesore të draftit të BE-së, të cilat i referohen intensifikimit të përpjekjeve për të gjetur personat e zhdukur të mbetur, si dhe përmbajtjes nga veprimet e njëanshme që do ta destabilizonin situatën.

‘Të gjitha përpjekjet e Albin Kurtit çuan në pengimin e bisedimeve dhe kishin për qëllim provokimin e palës serbe për të pezulluar negociatat, por Beogradi edhe një herë ka treguar përgjegjësi dhe përkushtim ndaj dialogut dhe marrëveshjes’”, ka thënë Petkoviç në takim, sipas deklaratës për media të publikuar nga zyra që ai udhëheq.

Aty shtohet se Petkoviç, pas takimit të djeshëm, theksoi shqetësimin e madh për situatën në Kosovë dhe për mënyrën e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit.

Sipas Petkoviç, Beogradi do të mbetet vazhdimisht i përkushtuar për të vazhduar dialogun, ndërsa thuhet se pala serbe do të këmbëngulë në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe si dhe në arritjen e një kompromisi.

Petkoviç i ka thënë ambasadorit rus se Rusia mbetet miku më i madh i Serbisë, duke e falenderuar për mbështetjen që Moska ia jep Beogradit.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *