Nuk ka qetësi për tifozët, Interi do ndryshojë logon totalisht dhe emrin

Nga fillimi i marsit, Interi do ndryshojë emrin dhe logon e klubit. Sipas “LaGazzettadelloSport”, klubi zikaltër do të ndryshojë logon dhe emrin, kësaj here me arsyen e një lidhjeje më të fortë të klubit me qytetin e Milanos. Nga fillimi i marsit, klubi do të quhet vetëm “Inter Milano”. I.M do të jenë inicialet të cilat do paraqiten në logo. Emri i plotë: “Football Club Internazionale Milano”.

Është një plan që është menduar më parë, por tashmë erdhi momenti të vihet në zbatim. Pas vështirësive financiare, thuhet se “BC Partners” do blejnë një pjesë të Inter. Sipas artikullit, çfarë do që të ndodhë me aksionet e klubit, Inter do të hyjë në një epokë të re. Edhe sponsori do të ndryshohet, pas Pirellit, Evergrande është kandidati kryesor për në vazhdim. Natyrisht, të gjitha këto vendime të reja, janë parë me skepticizëm nga tifozët, të cilët do presin të shohin si do shkojnë gjërat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *