Befason 21-vjeçarja: Si më shpëtoi jetën koronavirusi (FOTO)

Një e re angleze i është mirënjohëse pandemisë së koronavirusit, pasi, sipas saj, shpërthimi i Covid-19 bëri që ajo të hiqte dorë nga alkooli dhe të humbte rreth 30 kg.

21-vjeçarja Olivia Ibbitson kishte probleme me alkoolin që kur nisi të pinte me shoqërinë, në moshën 15-vjeçare. Ajo shtoi shumë në peshë, ndërkohë që çdo ditë ishte e dehur.

Në vitin 2019, e reja për pak sa humbi jetën, pasi piu aq shumë sa u helmua nga alkooli dhe qëndroi dy ditë në koma të induktuar.

Por, pasi në mars të vitit të kaluar Britania e Madhe hyri në karantinë, Olivia vendosi që të lërë pijen dhe që nga ajo kohë ka humbur 30 kg.

Pija dy shishe verë përpara se të dilja me shoqërinë. E kisha humbur kontrollin dhe përfshihesha në situata të këqija. Kur përfundova në spital, vendosa të mos pi më, por nuk ia arrita qëllimit. Vazhdoja të pija shumë. Por, karantina ma bëri më të lehtë arritjen e qëllimit tim. Duke qenë se nuk mund të dilja, eliminova alkoolin. Karantina ishte e tmerrshme, por unë vendosa që të përfitoja. Nuk kam pirë alkool që nga data 13 mars”, tregon 21-vjeçarja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *