
Së fundmi, në rrjete sociale është shpërndarë një lajm që për titull konstaton një takim midis Menduh Thaçit dhe Ali Ahmetit ditën e djeshme në Tetovë (17.01. 2021). Ky konstatim i titullit në fjalë, nuk përmban ndonjë burim dhe nuk përkon me përmbajtjen e lajmit.
Advertisement
Duke u bazuar nga standardet e verifikimit të lajmeve të rreme dhe duke marrë parasysh se brendia e lajmit nuk përmban ndonjë argument e as nuk i lidh në ndonjë mënyrë liderët në fjalë e kështu duke mos cituar asnjë burim për rastin, mund të konstatohet që titulli then etikën e gazetarisë.
Sipas factcheck.org, ata listojnë disa pika që duhet t’i kemi parasysh në zbulimin e lajmeve të rreme:
- Konsideroni burimin
- Lexoni përtej titullit
- Vëreni autorin
- Cilat janë burimet/mbështetja?
- Kontrolloni datën
- Kini kujdes mos është ndonjë satirë gazetarike!
- Kontrollo mendimet e njëanshme
- Konsulto eskpertë
Advertisement