A janë takuar vërtet Menduh Thaçi dhe Ali Ahmeti?

Së fundmi, në rrjete sociale është shpërndarë një lajm që për titull konstaton një takim midis Menduh Thaçit dhe Ali Ahmetit ditën e djeshme në Tetovë (17.01. 2021). Ky konstatim i titullit në fjalë, nuk përmban ndonjë burim dhe nuk përkon me përmbajtjen e lajmit.

Duke u bazuar nga standardet e verifikimit të lajmeve të rreme dhe duke marrë parasysh se brendia e lajmit nuk përmban ndonjë argument e as nuk i lidh në ndonjë mënyrë liderët në fjalë e kështu duke mos cituar asnjë burim për rastin, mund të konstatohet që titulli then etikën e gazetarisë.

Sipas factcheck.org, ata listojnë disa pika që duhet t’i kemi parasysh në zbulimin e lajmeve të rreme:

  • Konsideroni burimin
  • Lexoni përtej titullit
  • Vëreni autorin
  • Cilat janë burimet/mbështetja?
  • Kontrolloni datën
  • Kini kujdes mos është ndonjë satirë gazetarike!
  • Kontrollo mendimet e njëanshme
  • Konsulto eskpertë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *