Inspektorët bashkë me policinë hynë në shtëpinë e mjekut i cili operoi gruan që humbi tre organet e saj

Maqedoni e Veriut/ Inspektorë nga Inspektorati Sanitar dhe Shëndetësor Shtetëror sot me ndihmën e policisë hynë në shtëpinë e mjekut që operoi gruan nga Dibra e cila njoftoi se pas lindjes ajo doli pa mitër, veshkë dhe vezore, ka mësuar Fokus.

Ende pritet konfirmim nga Inspektorati Sanitar Shëndetësor Shtetëror dhe Ministria e Shëndetësisë.

Kohë më parë, Jëlldëz Vepovska nga Dibra, një infermiere e ndihmës së shpejtë, njoftoi publikisht se ajo kishte humbur tre organe – mitrën, veshkën dhe vezoren e saj gjatë lindjes me operacion cezarian në një spital në Strugë. Megjithëse nuk ndihej mirë, mjeku që e operoi i dha asaj një letër lirimi, ndërsa më pas ajo u shtrua në Klinikën e Shkupit ku zbuloi se kishte humbur organet e saj.

Shtatzënia e saj u monitorua nga një mjek nga Struga në një ordinancë private, e cila ndodhej në shtëpinë e tij private. Në të njëjtën kohë, ai është drejtor dhe gjinekolog në spitalin e Strugës. Megjithëse ai ishte duke ndjekur shtatzëninë, lindjen e gruas në fjalë e bëri djali tij, gjë që pas së cilës filluan ndërlikimet. /GazetaPopulli.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *