ASH-AAA ndihmon VMRO-DPMNE me agjendën e tyre kundër ligjit për regjistrimin e popullsisë

Koalicioni ‘Tash është Koha’ ASH- AAA bashkë me VMRO nuk e përkrah ligjin për regjistrimin e popullsisë.

Sot, në seancën e rradhës parlamentare ku në rend dite ishte votimi i ligjit për regjistrimin e popullsisë, koalicioni opozitar shqiptarë ‘Tash është Koha’ pra ASH- AAA, nuk morrën pjesë në Kuvend, kështu që mundësuan që ky ligj të dështojë duke ja mundësuar arritjen e qëllimit të VMRO, pikërisht bllokimin e këtij ligji.

Nga LSDM thanë se ky opozitarizëm nuk i shërben shtetit e as qytetarëve pasi ky ligj është i domoadoshëm për shtetin dhe vetë qytetarët drejt aspiratave euro- atlantike. Shefi i grupit parlamentar të LSDM tha se regjistrimi i popullsisë që mungon që nga viti 2002 duhet të bëhet me domosdoshmëri. Edhe nga BDI dhe Lëvizja BESA janë shprehur pro këtij ligji njofton Caku.info.

Nga BESA, fajsojn opozitën e cila në fushatë manipulonte duke thënë se shqiptarët janë kaq me përqindje, e të tjera ndërsa kur bëhet fjalë për regjistrim ata ikin, sepse kështu vepron VMRO, bashkëpuntori i tyre opozitar.

Se kur do të ndodhë regjistrimi pyetëm edhe kabinetin e Kryetarit të Kuvendit por nga atje morrëm përgjigje se shumë shpejt në një koordinim të ri mes grupeve parlamentare dhe atëherë kur të kenë shumicën do të thirret seanca e cila edhe do mundësojë votimin e këtij ligji të rëndësishëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *