Imami nga Tetova paralajmëron kandidimin për Kryetar të Komunës së Tetovës?

Imami i njohur nga Tetova Nuhi Ganija, sonte ka paralajmëruar kandidimin e mundshëm të tij për Kryetar të Komunës së Tetovës.

Ai në një fotografi të publikuar sonte nga aktori tetovar Hasim Memishi i njohur si Sopi, ka komentuar : “Foto me nijete t’mdhoja😉
Vllaj!
Ja dil ja t’dal per kryetar Tetove…”, me çka ka ngjallur reagim edhe te një pjesë e qytetarëve të cilët e kanë mirëpritur si ide dhe kanë përkrahur imamin në fjalë.

Përndryshe Imami Nuhi Ganija është një figurë e njohur në Tetovë dhe rrethinë me ligjëratat e tij që prekin të gjitha problemet e tetovarëve dhe shqipëtarve në përgjithësi.

Hoxha Nuhi Ganija ka qenë organizator, pjesëmarrës dhe vullnetar në shumë aktivitete e protesta të tetovarve siç ishin : Protesta kundër ndotjes së ajrit, protesta kundër hapjes së kazinove dhe dislokimit të tyre sa më larg vendbanimeve, protesta kundër shtrejtimit të çmimit të energjisë elektrike e të ngjajshme.

Mbetet të shihet nëse reagimi i imamit në fjalë ka diçka të vërtetë apo gjithçka ka qenë satirë. /GazetaPopulli.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *