Edhe pas një viti, asnjë gjurmë prej Marija-s nga Bosilova

Maqedoni e Veriut/ Një vit po zgjasin kërkimet e të zhdukurës Marija Brzakova (28) nga fshati Bosilovë, ndërsa nga ajo as gjurmë e as zë. Ajo është zhdukur vitin e kaluar në mëngjesin e 18 janarit.

Advertisement

Hetimi për zhdukjen e saj drejtohet nga Prokuroria Themelore Publike në Strumicë, e cila ka një procedurë të hapur para hetimore, por nuk ka detaje të reja dhe nuk do të mbyllet derisa të gjendet.

Nga prokuroria informojnë se po shqyrtohen disa mundësi të çështjes – nëse nëna e re vërtetë ka humbur, mundësia e vetë-dëmtimit ose marrjes së jetës së saj, por edhe vdekje e dhunshme.

Deri më tani, janë rishikuar pamje të kamerave nëpër fshatin Bosilovë dhe disa rrugë përreth fshatit. Është e vërtetuar se se Brzakova nuk u largua nga vendi sepse nuk ishte regjistruar në asnjë pikë zyrtare kufitare. Janë marrur deklarata nga më të afërmit, dhe janë kontrolluar telefonat e tyre, por nuk ka asnjë informacion në lidhje me zhdukjen e saj.

Ajo për një kohë të gjatë ka qenë në listën e personave të zhdukur të Ministrisë së Brendshme dhe është kërkuar intensivisht me apele në rrjetet sociale. Në disa lokacione në Strumicë ka fllajera me fotografitë e saj dhe numra të kontaktit që qytetarët mund t’i kontaktojnë.

Vitin e kaluar, disa ditë pas zhdukjes së saj, qindra gjuetarë dhe qytetarë, në koordinim me policinë, e kërkuan Brzakovën përgjatë lumenjve Turija dhe Strumica, në kanale, në fusha, madje edhe përgjatë digave të Drvoshit dhe Ilovicës dhe kënetës Monospitovo.

Njëzet e tetë vjeçarja Marija Brzakova u zhduk më 18 janar të vitit të kaluar. Sipas informacioneve nga të afërmit, ajo kishte veshur tuta të errëta, kishte veshur atlete ose pantofla, nuk mbante çantë, celular ose ndonjë dokument. Ajo është e gjatë rreth 160 centimetra, me një shtat të mesëm, me flokë të gjata, ndërsa zhdukjen e saj e ka paraqitur në polici burri i saj./GazetaPopulli.net

Advertisement

Leave a Reply