Arrestohet dhe dëbohet nga Maqedonia e Veriut një shtetas turk, shitës droge

Policia mbrëmë ka arrestuar dhe më pas dëbuar një shitës droge nga Turqia i cili një kohë më të gjatë vepronte në vendin tonë. Raportohet se prezenca e tij në vendin tonë kishte lidhje me shitës lokal të drogës por dhe politikanë.

Nga MPB-ja konfirmojnë rastin.

“Më 18.01.2021 zyrtarë policorë nga Biroja për Siguri Publike kanë arrestuar R.S.P. 49 vjeçar, i cili ka qëndruar në vendin tonë, ndërkohë që ka shkelur rregullat për qëndrim të shkurtër. Pas konstatimit për shkelje të afatit të qëndrimit, personi në fjalë është dëbuar nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thonë nga MPB-ja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *