Dy të akuzuar për korrupsion në listën e Vetëvendosjes

Të gjitha partitë politike tashmë i kanë publikuar listat e kandidatëve për deputetë.

Në mesin e tyre sipas Ehat Miftarjt nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka edhe të akuzuar për korrupsion.

Ai ka shkruar në Facebook, se dy të tillë janë në listën e Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës, tre janë në Partinë Demokratike të Kosovës, dy janë në Lëvizjen Vetëvendosje, dy në Listën Serbe dhe një në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Megjithatë mbetët të shihet nëse të njëjtit do të certifikohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas rekomandimeve që do t’i marrin nga Këshilli Gjyësor i Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.

Në rast se KGJK-ja gjen se persona që kanë kandiduar për deputetë kanë dënime të plotfuqishme, Komisioni Qendror Zgjedhor duhet t’ua refuzojë certifikimin për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Aktgjykimin i fundit i Gjykatës Kushtetuese thotë se një person i dënuar për vepër penale me një vendim gjyqësor të formës së prerë në tre vjetët e fundit, nuk mund të jetë kandidat për deputet e as të ketë mandat të vlefshëm në Kuvendin e Kosovës./GazetaInsajderi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *