Si do të bëhet dorëzimi i valixhes bërthamore nga Trump te Biden?

Presidenti Donald Trump nuk do të marrë pjesë të mërkurën në ceremoninë e inaugurimit të pasuesit të tij Joe Biden, por mungesa e tij do të ketë pak impakt në atë që mund të konsiderohet si momenti më i rëndësishëm i ditës: dorëzimi i valixhes bërthamore.

Valixhja, e cila përmban pajisjet që i duhen presidentit për të certifikuar urdhrat e tij dhe për të nisur një sulm bërthamor, mbahet nga një ndihmës, personel ushtarak, i cili shoqëron presidentin në çdo kohë, deri në sekondën e fundit para se ai të largohet zyrtarisht nga Shtëpia e Bardhë më 20 janar.

Në një ceremoni të zakonshme, valixhja do t’i dorëzohej një tjetër ushtaraku, këtë herë i caktuar pranë Biden, gjatë kohës që ky i fundit bën betimin dhe merr detyrën. Por të mërkurën, ky dorëzim do të ndodhë paksa më ndryshe, pasi Trump pritet të largohet për në Florida para se të nisë ceremonia e Biden.

Ekspertët thonë se valixhja, me shumë mundësi, do të udhëtojë me Trump, çka do të thotë se në një moment, do të ketë dy valixhe të ndryshme në dy vende të ndryshme. Do të jetë një sfidë e veçantë që kalimi i pushtetit të bëhet në mënyrë sa më të rrjedhshme./GazetaExpress/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *