
PSD-ja e Dardan Molliqajt ka zhvilluar një aktivitet pranë Katedrales “Shën Tereza”, në Prishtinë.
Ata vendosën portretin e personit më të votuar në Kosovë Albin Kurtit në kontejnerët e mbeturinave që reciklohen.
Fatkeqësisht PSD-ja nuk po merret me Vuçiqin e me Serbinë, por ka gjetur kohën e ndoshta e sponzoruar nga të tjerët që të mirret me fituesin e dy palë zgjedhjeve të fundit dhe sipas sondazheve fituesit potencial të zgjedhjeve që do të organizohen me 14. shkurt 2021.
Ky aktivitet i PSD-së është u vëzhgua nga Policia e Kosovës, teksa prezent ishte edhe kryetari i saj Dardan Molliqaj.
Drilon Pireva, anëtar i kësaj partie e ka quajtur riciklim politikën e Vetëvendosjes, duke thënë se paralajmërimi i Kurtit për ndryshim nuk është i vërtetë.