‘Fejk njuz’ i rradhës nga mediumet e afërta me opozitën: Lazim Destani kandidat i ASH-së për Tetovë

Lajmet e rreme dita ditës po bëhen problem shqetësues për mbarë opinionin në përgjithësi. E sidomos kur jemi në prag të zgjedhjeve siç është rasti në Kosovë apo Maqedoni të Veriut, lajmet e rreme apo ‘fejk njuz’ po pregaditen me të madhe në kushinat politike dhe u servohen lexuesit i cili jo çdoherë mund ta bëjë dallimim nga lajmi i vërtetë. Kjo shpesh sjell probleme, konfuzion e nervoza.

Gazeta Populli pati shkruar kohë më parë për këtë fenomen që po merr përmasa shqetësuese këtu tek ne. I tillë ishte rasti ku në disa mediume të caktuara të afërta me opozitën shqiptare në RMV u plasua lajmi se kinse jsnë takuar kryetarët e partive BDI dhe PDSH për tu dakorduar për një koalicion të mundshëm për zgjedhjet lokale dhe një kandidat të përbashkët për komunën e Tetovës. Lajmi në fjalë nuk përmbante burimin e tij, nuk kishe dëshmi për një takim të tillë, madje e gjitha që në lexim të parë dukeshte se është pastër manipulim për të ngjallur revolt tek popullata dhe për të dëmtuar partitë në fjalë.

Sot jemi dëshmitar të vazhdimit të këtij avazi që ka marrur opozita me lajmet e rreme, konkretisht në mediumet e njejta që më shumë po plasojnë ‘fejk njuz’ sesa diçka që me të vërtetë përkon rralitetin u publikua lajmi se gjoja filantropi tetovar Lazim Destani është kandidat i mundshëm i ASH-së për Komunën e Tetovës. Në brendi të lajmit ka vetëm përrallë të menduar nga vetë autorët dashakeq që duan të manipulojnë lexuesin, nuk mund të hasësh askund burimin e lajmit, nuk gjendet asnjë konfirmim nga vet Lazim Destani apo bashkëpuntorët e tij dhe sigurisht lajmi si i tillë nuk plotëson asnjë kusht për të qenë lajm i vërtetë.

Në vazhdim po ua sjellim tekstin e plotë të lajmit dhe po e lëmë lexuesin të gjykojë vet:

“Teksa po afrohet fundi i këtij mandati të kryetarëve të komunave po shtohen zërat për kandidatë të mundshëm në zgjedhjet e ardhshme lokale. Gara më interesante pritet të zhvillohet në Tetovë, ku deri tani janë përfolur disa emra. Përderisa BDI kalkulon ende me emrin e Teuta Arifit, e cila po përfundon mandatin e dytë, për ta fituar këtë komunë në garë hyn edhe opozita shqiptare e përfaqësuar nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Zyrtare.net mëson se biznesmeni i fuqishëm nga Tetova, Lazim Destani mund të jetë kandidati i opozitës shqiptare, por me mbështetje më të gjërë edhe nga subjekte tjera. Destani është përfolur në çdo cikël zgjedhor, por çdoherë e ka përjashtuar këtë mundësi.

Megjithatë burime të “zyrtare.net” këmbëngulin se këtë herë bisedimet bëhen në nivel më të lartë dhe serioz, prandaj gjasat, që më në fund biznesmeni Destani të pranojë kandidaturën janë shumë të mëdha.
Sidoqoftë, periudha në vazhdim do të jetë me zhvillime shumë interesante edhe në komunat tjera, ku opozita dhe pushteti nuk kanë dallime të mëdha në vota, përcjell Zyrtare.net” /GazetaPopulli.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *