Artan Grubi: Shqiptarët mbështesin maqedonasit, në raport me Bullgarinë

Zëvendëskryeministri Artan Grubi në konferencën e sotme për shtyp me rastin e shënimit të 100 ditëshit të qeverisë LSDM-BDI tha se në bisedimet me Bullgarinë në asnjë moment nuk është diskutuar për gjuhën dhe identitetin maqedonas. Grubi theksoi se shqiptarët mbështesin maqedonasit në kontestin me Bullgarinë.

“Në cilësinë e përfaqësuesit më të lartë të komunitetit shqiptar në vendin tonë, do të doja të jepja mbështetjen e plotë deri tek komuniteti maqedonase, në përpjekjet e përbashkëta për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe të përsëris dhe të ju bind se në asnjë moment me fqinjin tonë nuk diskutohet për çështje të identitetit dhe gjuhës”, deklaroi mes tjerash Grubi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *