
Sektori i për Punë të Brendshme Tetovë ka zbardhur rastin me videoklipin e publikuar më 15 janar të këtij viti në rrjetin social “Tik-tok”, ku shifet një burrë që tregon një dokument identifikimi në një pikë pagesore dhe pa paguar tarifën, kalon nëpër të njejtën me një automjet “Mercedes” me targa të Gostivarit.
Advertisement
Bëhet fjalë për M.Z. (32) nga Zhelina e Tetovës dhe me të njejtin dje (18.01.2021) është zhvilluar një bisedë zyrtare në stacion policor, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë paraqitje adekuate.
М.Z nuk është i punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë Veriore, siç u raportua në disa media.
Advertisement