Policia arreston një person nga Siniçani i Tetovës, iu gjet marihuanë

Dje rreth orës 22:40, në Pallçisht të Epërm të Tetovës, efektivët e policisë së SPB Tetovë, e kanë privuar nga liria 19-vjeçarin A.R. nga Siniçani i Tetovës, për arsye se gjatë kontrollit të kryer ndaj tij, në automjetin ,,Volkswagen Golf” me targa të Tetovës të cilin e drejtonte, është gjetur marijuanë. I njëjti është mbajtur në Stacionin Policor Tetovë për pastrimin dhe dokumentimin e çështjes, pas së cilës do të përgatitet parashtresë adekuate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *