Pas disa muajve ‘i zhdukur’, rishfaqet themeluesi i Alibaba

Pas disa muajve heshtje, manjati kinez Jack Ma u shfaq sot në publik duke iu drejtuar një forumi të mësuesve mes hetimeve në bizneset e tij. Jack virtualisht i lidhur me ceremoninë e Çmimit të Mësuesve Rural morën pjesë të paktën 100 mësues. Lajmi u përhap së pari nga faqja “Tianmu News” me qendër në provincën Zhejiang të Kinës lindore, ku ka selinë Alibaba dhe menjëherë më pas, aksionet e Alibaba u rritën në tregun e aksioneve.

Vetë Jack ishte një mësues i anglishtes i cili më vonë iu kthye sipërmarrjes dhe ndërtoi gjigantin kinez të tregtisë elektronike Alibaba. Për shkak të pandemisë së koronavirusit (COVID-19), nuk mund të takoheshim këtë vit në Sanya”, tha Jack në eventin e një video pamje të drejtuar nga e përditshmja “South China Morning Post”. Fondacioni Jack Ma që nga viti 2015 ka mbajtur eventin në qytetin Sanya të provincës Hainan të Kinës Jugore gjatë Festivalit kinez Laba të festuar në këtë vend.

“Por, premtimi ynë qëndron, respekti ynë për mësuesit nuk ka ndryshuar kurrë”, shtoi Jack, duke falënderuar 2.9 milionë mësues ruralë të Kinës.

Drejtuesit e menaxhimit të Jack’s Ant Group, një degë e Alibaba, u morën në pyetje nga autoritetet rregullatore financiare të Kinës më 2 nëntor të vitit të kaluar kur Ant po planifikonte listimin e dyfishtë në tregjet e aksioneve të Shangait dhe Hong Kongut. Hetimi erdhi mes hetimeve më të rrepta të Kinës për monopolet e bazuara në internet. Jack nuk është shfaqur në publik që atëherë dhe shumë raporte dolën se ai mund të ishte ndaluar nga autoritetet kineze. Hera e fundit ishte në tetor të vitit 2020 kur Jack ishte në qendër të vëmendjes kur përshkroi bankat tradicionale se operonin me një mentalitet “dyqan pengu” në Samitin Bund në Shanghai, raportoi e përditshmja “Global Times”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *