Sela ka edhe një kërkesë për shqiptarët pa nënshtetësi

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, vlerëson se shteti duhet të sigurojë pensione për qytetarët e moshuar që prej 30 vitesh i ka lënë pa shtetësi, shkruan gazeta LAJM. Më tej, ai propozoi që të dëmshpërblehen të gjithë qytetarët që u është mohuar pa të drejtë mundësia për tu pajisur me shtetësi, gjë që i ka përjashtuar edhe nga tregu i punës.

“Ideja e Ligjit për shtetësi është për të qenë më të drejtë. Ideja e Ligjit është për tu ndjerë të pranuar nga institucionet çdo qytetarë që jeton këtu, konform asaj që thuhet përditë. Ideja e Ligjit është që institucionet e shtetit që paguhen nga tatimet e qytetarëve të jenë në shërbim të qytetarëve.

Kemi Ministrinë e Punëve të Brendshme e cila, sipas mediumeve, kanë mbajtur rreth 2000 mijë kërkesa për shtetësi dhe të gjitha të një bashkësie entike këtu në Maqedoni. Ideja e Ligjit është që të përmirësoj një gabim i cili ka 30 vite që trashëgohet vit pas viti paçka se ndërrohen qeveri, bëhen zgjedhje.

Partitë politike që thirren në emër të popullit që paskan koalicion me popullin, nga ana tjetër popullin e kanë lënë në harresë. Pa sigurim shëndetësor, pa të drejtën për të konkuruar në tregun e punës, pa të drejtën për tu pensionuar, etj.

Këta njerëz që nuk kanë pasur të drejtën të konkurojnë të drejtën e punës, lind pyetja logjike, a i takon të paktën një pension një gjyshi ose gjysheje e cila sot edhe po ja dhe shtetësinë, nuk konkuron në tregun e punës sepse nuk ka moshën për të konkuruar në tregun e punës.

Ndërkohë që ai ka nevoja të përditshme siç kemi të gjithë ne. Minimumi do të duhet që tu sigurohet një pension këtyre kategorive të qytetarëve të cilët shteti i ka lënë diku në harresë me tendencë dhe i ka harruar. Ligji ekzistues nuk e parasheh këtë. Ju e keni vërejtur një rezistencë të madhe ndaj projekt/ligjit tonë që është i drejtë, i njerëzishëm dhe çdo politikan ka të paktën pak ndërgjegje, që i ka ngelur pak njeri brenda vetës, që është i përfaqësuar në Parlament, s’duhet të ketë asnjë dilemë. Duhet ta përkrahim dhe ta votojmë këtë ligj”, tha mes tjerash Ziadin Sela, kryetari i Aleancës për Shqiptarët

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *