Dy të rinj nga Shemshova sulmohen me thikë dhe boks metali

Mbrëmë (19 janar), në ora 20:50, personat A.A. (22) dhe B.Q. (25) nga Shemshova e Tetovës, në SPB Tetovë kanë raportuar se rreth orës 17.00, në rrugën Dimo Gavrovski në Tetovë janë sulmuar nga 24-vjeçari me inicialet A.B. nga Tetova dhe nga një person tjetër i panjohur. Gjatë sulmit, sipas  raportit të tyre, sulmuesit kishin përdorur boks metali dhe mjet të mprehtë.
Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *