Reagon imami Nuhi Ganija, tregon se a do të kandidojë për Kryetar të Tetovës

Imami i njohur nga Tetova i cili aktualish është imam në Xhaminë Gam-Gam në Tetovë, sot ka reaguar në lidhje me zërat e fundit se do të kandidojë për Kryetar të Komunës së Tetovës.

Edhe pse pati reagime të ndryshme dhe kryesisht si vendim u mirëprit nga tetovarët, imami në fjalë ka mohuar se ka për qëllim që të marrë një hap të tillë dhe se e gjithë polemika ka ardhur nga një satirë që ai e ka dhe aktori Hasim Memishi-Sopi e kanë zhvilluar në njërën nga fotot e shpërndara në Facebook-un e tij personal.

Ky është reagimi i plotë i imamit në Facebook-un e tij:

“Te dashur qytetare,fshatare dhe ju qeret😉!
Dhasht Zoti te kemi kandidat te denjte dhe te moralshem ne garen e ardhshme per kryetare komune, shpresojme qe kandidatet e perzgjedhur nga partite politike por pse jo edhe nga shoqeria civile te perfaqesohen me figura te deshmuara, te cilet do te reflektojne traditen dhe kulturen tone te bujshme si tetovare dhe kuptohet edhe si shqiptare!
Une hoxhe Nuhi Ganija…
Do te perkrah kandidatin e deshmuar ne jeten dhe ne karieren e tij profesionale, i cili edhe nje here nuk ka demtuar mireqenien dhe vlerat e shoqerise si dhe te vet qytetareve te Tetoves me veprimet e tija…
Nga natyra jam nje njeri qe e them ate qe duhet edhe nese eshte kundrej meje…
Zoti kerkon gjykim te drejte si dhe pergjegjesi ne jete.
Thene tetovarçe:
“Ne trajn rahat kit per njo!
hoxha nauk oshte nijetli per t’dal si kryetar Tetove😉
xhemati nauk mgojn ti ndalin telefonat n’xhamoj e gjene tum zgjedhin kyrtare…🤣🤣🤣
Kjo shurme e bere diteve te fundin ne fb ishte thjesht nje satir me meje dhe mikut tim Hasim Memishi Sopi si dhe do dite fb ma mundesoj qe te shoh endra se u bona kryetar😀
Respekt te pafund te gjitheve…
Le te dominoje dashuria, uniteti, profesionalizmi, trasparenca dhe morali ne mesin tone.
Mire u takofshim ne postimin e radhes.
Shaum selom pi hoxhes.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *