
Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri ka vendosur zyrtarisht të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit. Lajmin e ka konfirmuar vetë Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, ku nesër do të prezantojë dy kandidatë.
Advertisement
“Konferencë për media për prezantimin e dy kandidatëve nga zgjedhësit në dy zona zgjedhore të Shqipërisë. Ditën e enjte më 21 janar 2021, në ora 13:00, Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri do të mbajë konferencë për media ku do të prezantohen dy kandidatët e parë nga zgjedhësit në dy zona zgjedhore të vendit për zgjedhjet e 25 prillit.
Lëvizja Vetëvendosje gjithashtu ka shtrirë aktivitetin e saj edhe në Maqedoninë e Veriut, ku në të ardhmen pritet të garoj në zgjedhje në zgjedhje lokale dhe parlamentare.
Advertisement