Kryeministri grek falënderon Ramën për detin!

“Kohët e fundit, Kryeministri i Shqipërisë deklaroi në mënyrë të qartë se shtrirja në 12 milje është një e drejtë e patjetërsueshme e Athinës, duke shtuar një argument tjetër se ujërat e Egjeut mund të bashkohen dhe të mos ndahen”

Puna e detit shqiptar duket se merr fund, në favor të Greqisë.

Kryeministrisë i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka folur në Parlamentin grek për zgjerimin me 12 milje, që sot pritet ta miratojnë në Kuvend

Gjatë fjalës së tij, Mitsotakis u shpreh se ne po dyfishojmë ujërat tona territoriale në Jon sipas të drejtës ndërkombëtare. Referuar deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, Mitsotakis u shpreh se shtrirja në 12 milje është një e drejtë e patjetërsueshme e Athinës.

Unë kisha njoftuar zgjerimin e ujërave tona territoriale që nga gushti. Katër muaj më vonë detet tona dyfishohen. Një e drejtë plotësisht në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare dhe vendi tonë mund të zgjerohet në zona të tjera dhe në Kretë”, u shpreh kryeministri grek.

Kohët e fundit, Kryeministri i Shqipërisë deklaroi në mënyrë të qartë se shtrirja në 12 milje është një e drejtë e patjetërsueshme e Athinës, duke shtuar një argument tjetër se ujërat e Egjeut mund të bashkohen dhe të mos ndahen”, tha ndër të tjera kryeministri i Greqisë.

Filloi me negociata mes dy vendeve nga viti 2009 dhe përfundoi si pazar në vitin 2021. Cila ka qenë arësyeja që kryeministri shqiptar ia bëri këtë dhuratë Greqisë, pra detin shqiptar, mbetet të shikohet në të ardhmen, por fakti se nga bisedimet dypalëshe u kalua në tërheqje të Shqipërisë tregon se ka diçka të fshehtë që shqiptarët akoma nuk e dijnë saktësisht. Edi Rama ka thënë saktësisht atë që citon pala greke në lidhje me detin. Dërgimi në gjykatën ndërkombëtare të Hagës i dosjes për detin shqiptar është e garantuar se Shqipëria do ta humbasë, sepse Greqia përveç avokatisë të shkëlyqer që ka me detet, ajo do të paraqesë edhe deklaratën e kryeministrit Rama se ” i takon Greqisë”.

Pra nga sot me votimin në parlamentin grek 12 miljet e detit shqiptar kalojnë në pronë të shtetit grek.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *