Negociatat me BE-në, Gir: Jam optimist, nuk ka plan “B”

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Dejvid Gir theksoi se nuk ka plan B, qëllimi është qasja e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

“Jam optimist. Tani pason harmonizimi i kornizës ligjore dhe mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare, që në fakt edhe nënkupton fillimin e negociatave”, deklaroi Gir në një intervistë për MIA.

Sipas tij, këto negociatat vazhdojnë në Bruksel dhe vërtet kryesimi portugez mori për obligim që të ndihmoj dhe ta shtyj procesin. 

“Në ndërkohë, ajo që është e rëndësishme, është që Republika e Maqedonisë së Veriut bashkë me Bullgarinë, në mënyrë dypalëshe të tentojnë të gjejnë zgjidhje që është e pranueshme për të dyja palët, gjë që do të mundësonte që çështjet të shkojnë përpara”, deklaroi euroambasadori Gir.(INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *