
Aleksandar Nikollovski, sekretar gjeneral i VMRO-DPMNEsë, në intervistën e sotme të dhënë për Tv Sitel ka thënë se vetëm 3 vota i mungojnë opozitës që të rrëzojë qeverinë e Zaevit.
Advertisement
Sipas tij kjo gjë nuk është e pamundshme, duhet vetëm kohë, transmeton Shqipmedia.
Nikollovski më tej ka thënë se presin nga kryetari i shtetit mos e nënshkruajë ligjin për regjistrim, në të kundërtën ata do të mbledhin mijëra nënshkrime për ta anuluar ligjin.
Advertisement