Doli në përgjimet e mafias italiane, reagon Erion Veliaj: Po ma bëjnë për fushatë

Në Shqipëri ka shpërthyer një skandal i vërtet, pas publikimit të përgjimeve të mafias italiane Ndragheta, ku flitet për marrje lejesh ndërtimi në Bashkinë e Tiranës, takime me kryebashkiakun Veliaj dhe afera korruptive në Shëndetësi.

Lajmi i publikuar fillimisht nga Ora News, është fshehur nga pjesa dërrmuese e televizioneve, por skandali ka shpërthyer në rrjetet sociale.

Kjo ka sjellë edhe reagimin e parë të kryebashkiakut Veliaj, i cili nuk shpjegon akuzat konkrete, se Bashkia ka dhënë leje ndërtimi në këmbim të 20%, siç del nga përgjimet, por thotë se akuzat po i bëhen për shkak të fushatës. Me këtë logjikë të Veliajt, në fushatë po merr pjesë edhe anti-mafia italiane, sepse bëhet fjalë pikërisht për përgjimet e tyre.

“Do dëgjoni në këtë fushatë çudira. Do dalin që kemi qenë shokë në çerdhe me Eskobarin. Do dalin lloj çudirash”, tha Veliaj, gjatë një takimi në Rogozhinë.

Në rastin e përgjimeve të fundit, biseduesit aludojnë lidhjet me një person mjaft pranë kryetarit të bashkisë së Tiranës ndërkohë që vetë Claudio Larusa pohon se e ka takuar me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, ku çmimet e shitjes për një metër katror shkojnë deri në 2-3 mijë euro në qendër të qytetit në zonën pranë pallatit të kulturës.

Pjesë nga biseda e datës 28 tetor 2017 ora 9.24 min e 37 sec, kohëzgjatja 5 minuta e 09.

Gallo: Ai është shqiptar është President i këtij grupi atje në Shqipëri.

Speziali: Dhe në spitale mund të punohet…

Gallo: Nuk e di, por ai është President i Sol në Shqipëri, të gjithtë spitalet, është pranë Kryeministrit, pranë Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, është një njeri i rëndësishëm..

Speziali: Ka shkuar Claudio (Larussa) atje me kryetarin e Bashkisë së Tiranës..

Gallo: Po ka shkuar.

Brutto: Si një muaj… një muaj

Speziali: Më thuaj, në Shqipëri, unë vërtet i kam impiantet por jam pak skeptik t’i çoj… nëse i marrim e t’i çoj është mirë për mua… por jo që të ma hedhin… duhet dërguar personi i duhur.

(Flasin për një person me emrin Nik, shtetas shqiptar.)

Gallo: Atëherë kam folur me këtë mikun tim Nik, që më ka thënë se tipi që mori tri licenca për të ndërtuar në Tiranë… ka tri licenca në duar e për 180 milionë që duan, për të bërë ka 10 milionë.

Speziali: Realitet..

Gallo: Kërkojnë financierë më tha… gjejnë një sipërmarrës që është mirë e banka e financon…

Kujtojmë se për përgjime të ngjashme me këto, Saimir Tahiri jo vetëm dha dorëheqjen si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, por vijon ende të përballet me procese gjyqësore.

/TPZ.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *