Dhunohet një vajzë nga dy burra në një hotel në Prizren

Një vajzë ka raportuar në Polici se është dhunuar nga dy burra në një hotel në Prizren.

Vajza ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa sipas mjekut, ajo nuk ka shenja të dhunimit. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, rreth orës 18:30.

“Prizren 21.01.2021 – 18:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se në një hotel është dhunuar nga dy të dyshuar meshkuj. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe sipas mjekut viktima nuk ka shenja te dhunimit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *