
Vetura përfundon në bodrumin e një objekti në ndërtim, një person i lënduar lehtë
Në një aksident automobilistik që ndodhi sonte rreth orës 21:30 afër urës së re në lagjen Dutlok, vetëm një person fatmirësisht u lëndua lehtë.
Advertisement

Kamera jonë regjistroi aksidentin dhe nga ajo që vumë re nga përplasje mes dy automjeteve njëri automjet kishte përfunduar në bodrumin e një objekti në ndërtim.
Sipas informacioneve fillestare të policisë, drejtuesit e automjeteve ishin vetëm gjatë aksidentit, dhe vetëm njëri prej tyre pësoi lëndime më të lehta, e që u la i lirë pasi mori trajtim mjekësor, shkruan Shqipmedia.

Advertisement