Brenda makinës 1.1 milionë dollarëshe të presidentit Biden: I reziston sulmeve terroriste dhe brenda saj ka edhe doza gjaku të tij

Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, nuk do ta marrë limuzinën e tij presidenciale të njohur si “Bisha” në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti amerikan do të vizitojë brigjet e Carbis në qershor, që konsiderohet si vizita e tij e parë jashtë Shteteve të Bashkuara si president. Ku presidenti do të marrë pjesë në samitin e G7 që do të mbahet në Cornwall të Anglisë, por për shkak të korisve të ngushta atje, ai nuk do e marrë limuzinën.

Biden do të akomodohet në një resort në afërsi të detit dhe deri atje do të shkojë me një makinë tjetër (SUV), e jo me makinën zyrtare siç jemi mësuar t’i shohim presidentët amerikanë.

“Bisha” që kushton 1.1 milion dollarë dhe është prodhim i Cadillac, është një automjet që i reziston sulmeve terroriste pasi është plotësisht e blinduar.

Duke marrë parasysh se me të udhëton presidenti, brenda makinës nëntë tonëshe ka doza të gjakut të presidentit si dhe bombola oksigjeni në rast të ndonjë emergjence.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *