
Shën Tereza më 25 janar të vitit 1980, nderohet me çmimin më të lartë civil të Indisë, Bharat Ratna.
Jetën e saj, kjo humaniste shqiptare ia kishte përkushtuar më të varfërve, dhe çmimi indian ishte mirënjohje për bamirësinë e saj.
Anjezë Gonxhe Bojaxhiu (sot zyrtarisht Mary Theresa Bojaxhiu; 26 gusht 1910 – 5 shtator 1997) e njohur zakonisht si Nënë Tereza e Kalkutës dhe e nderuar në kishën katolike si Shën Tereza e Kalkutës, ishte një murgeshë dhe misionare katolike indiane me preardhje shqiptare. Ajo lindi në Shkup , atëherë pjesë e Vilajetit të Kosovës në Perandorinë Osmane. Pasi kishte jetuar në Maqedoni të Veriut për tetëmbëdhjetë vjet, ajo u shpërngul në Irlandë dhe më pas në Indi, ku jetoi pjesën më të madhe të jetës së saj.
Ajo u vlerësua dhe u kritikua për akuza të ndryshme, të tilla si për pikëpamjet e saj për abortin dhe kontracepsionin. Ajo gjithashtu ka marrë kritika për kushtet në shtëpitë që ajo ofronte për ata që ishin buzë vdekjes.