Arrestohet pronari i çajtores në Tetovë, ka punuar pas kohës së lejuar

Mbrëmjen e djeshme (24 janar) rreth orës 22:30, zyrtarë policor nga SPB Tetovë arrestuan 59-vjeçarin (SH.I), banor i Tetovës, objekti hotelierik (çajtore) i të cilit në rrugën Lenin në Tetovë, punonte pas kohës së lejuar. Ai u ndalua në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas sqarimit dhe dokumentimit të plotë të çështjes, do të përgatitet një parashtresë sipas Nenit 206 të Kodit Penal për veprën penale “mosveprimi në përputhje me rregullat shëndetësore gjatë kohës së epidemisë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *