LSDM nuk respekton gjuhën shqipe! Fletë-anëtarësimet vetëm në maqedonisht

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) ka nisur ripërtëritjen e anëtarësisë së saj. Këtë tash më e ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie Zoran Zaev por edhe të gjithë funksionarët e kësaj strukture, informon BLIC.MK

Funksionarë të kësaj partie këto ditë kanë publikuar fletë antarësimet, të cilat janë vetëm në gjuhën maqedonase, edhe pse ka antarë nga të gjitha bashkësitë dhe gjatë gjithë kohës kjo parti thirret në rrespektimin e të gjithë bashkësive që jetojnë në RMV.

I tillë është postimi i Kryetarit Zoran Zaev dhe Kryetares së Komunës së Haraçinës Milikije Halimi.

Kryetarja e Komunës së Haraçinës, Milikije Halimi në faqen e saj në facebook u ka bërë ftesë qytetarëve shqiptarë që të azhurnojnë anëtarësimet e tyre n LSDM pasi që sipas saj kjo është partia politike që përfaqëson më së miri ata.

Ky është postimi i plotë i Milikije Halimit:

“Sot e azhurova anetaresimin tim ne LSDM. I bej thirrje te gjithe anetareve dhe simpatizuesve tane, te bejne te njejten gje ne shtabet me te aferta te partise sone.

LSDM do te fitoje! LSDM ripertrihet per t’ju sherbyer me mire banoreve tane!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *