Koronavirusi i merr jetën kolonelit shqiptar

Doktor kolonel Agim Sula ka humbur betejën me koronavirusin.

Lajmin e trishtë e jep, zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Dhimbje dhe humbje e madhe largimi nga jeta i Doktor Kolonel Agim Sula. Një emblemë e Akademisë Ushtarake, e intelektualizmit dhe profesoratit ushtarak, një njeri me cilësi të adhurueshme, një familjar i përkushtuar nuk do jetë më midis nesh. Covidi na e bëri borxh serish me ikjen tënde Agim!
Për ty nuk donim parajsen, por jetën. Lamtumire Kolonel!”, shkruan Petro Kocci.

Sula ka qenë shef departamenti i lidershipit dhe shkencave shoqërore në AFA. Karriera e tij në fushën e arsimit nis prej vitit 1998 nga pedagog i të drejtës ushtarake. Ai ka qenë edhe komandant i Akademisë së Mbrojtjes, rektor i AM si dhe dekan fakulteti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *