Kush do të jetë kryeministri shqiptar 100-ditësh

Deputeti i BDI-së, Izet Mexhit ka deklaruar se Artan Grubi duhet të pyetet se kush do të jetë kryeministër shqiptar në 100 ditët e fundit të qeverisë, a do të jetë ai, Naser Zyberi apo dikush tjetër. Këto komente Mexhiti i ka bërë në Kuvend, teksa sot pritet të diskutohet për votimin e Naser Zyberit për Avokat të popullit.
“Është e vërtetë që premtuam kryeministrin shqiptarë që nuk arritëm ta realizojmë një afat më të gjatë, por do të jetë në afat 100 ditor, pra që të jetë një fillim I ri apo një histori e re në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Por, për këtë mendoj se duhet ta pyesni Artan Grubin, cila është marrëveshja dhe a do jetë Ziberi në ato 100 ditë kryeministër, mirëpo nëse nuk do të jetë, pse nuk do të jetë dhe kush do të jetë kryeministri i parë shqiptarë”, ka deklaruar Izet Mexhiti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *