Izrael, të infektuar me koronavirus edhe pas vaksinimit

Nga një popullsi prej pak më shumë se 9 milionë njerëzish, Izraeli ka vaksinuar me dozën e parë rreth 2.5 milionë njerëz, dhe dy dozat e plota rreth 1 milion njerëz. Sipas Shërbimit Shëndetësor izraelit Maccabi, rreth 0,01% e njerëzve që morën dozën e plotë të vaksinës Pfizer, dolën pozitivë për koronavirus pas dozës së dytë.

Raporti zbuloi se nga afërsisht 128600 njerëz, 20 persona u infektuan dhe u testuan pozitiv më shumë se një javë pas dozës së tyre të dytë. Maccabi tha se nuk i testuan të gjithë pacientët pasi por në vend të kësaj, testuan një numër personash që zhvilluan simptoma ose që ishin të ekspozuar ndaj dikujt me Covid-19.

Në njoftimin për shtyp thuhet se të dhënat janë “paraprake” por që “numrat janë shumë inkurajues”.

Nga 20 pacientë që kanë rezultuar pozitivë, 50% vuajnë nga sëmundje kronike. Megjithatë, të gjithë përjetuan sëmundje të lehtë me simptoma duke përfshirë dhimbje koke, kollë, dobësi ose lodhje.

Kujtojmë se ministri i shëndetësisë së Izraelit ka firmosur një kontratë prej 20 faqesh me kompaninë farmaceutike Pfizer, përmes së cilës garantoi të ofronte të gjitha rezultatet e fushatës së imunizimit, përfshirë detajet e çdo injektimi. Një ujdi e ngjashme është firmosur edhe me Modernën.

Por, shndërrimi i Izraelit në një laborator të shkallës kombëtare shqetëson organizatat që luftojnë për mbrojtjen e privatësisë. Qeveria pretendon se i ofrojnë Pfizerit vetëm statistika të përgjithshme, pa të dhëna personale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *