Kim Mehmeti: Nuk e kuptoj se si shqiptarët mund të votojnë një njeri si Edi Rama

Analisti Kim Mehmeti ka akuzuar shqiptarët si njerëz që votojnë verbazi, edhe pse sipas tij, Rama iu ofroi vetëm timonin dhe tepsinë në fushatën e 2017-s.

“Sa herë që vij në Shqipëri gjithmonë e më rrallë gjej dikë që më thonë një fjalë të mirë për këtë qeveri. Për mua 25 prilli do të jetë që shqiptari do ta tregojë pjekurinë e vet politike.

Ka ndodhur vetëm në Shqipëri që të votoni një qeveri që ka kërkuar vetëm tepsinë dhe timonin. Piktori asgjë nuk ka tradhtuar kundrejt votuesve të tij, se nuk ka premtuar asgjë.

Tepsinë ai mund ta ndajë me këtë dojë dhe këtë ai ua tha shqiptarëve në fytyrë. Tani shqiptarët mendojnë se ashtu votohet dhe ashtu ndërtohet shtetit.

Nuk mund t’u jepet shteti njerëzve që e konsiderojnë atë si kopshtin e vet. Kur një popull votonin hajnat, atëherë ai popull nuk është viktimë, por bashkëfajtor.

Rama jo vetëm kishte ambicie që të rregullonte gjithë shqiptarët, po ju duk pak dhe donte që të dilte në rajon.

Duke bërë këtë tollovi, ai ka krijuar grindje dhe përçarje, që do të duan vitet zgjidhen. Ai është njeriu që e çoi në gjyq kryeministrin e Kosovës, Haradinaj, por Vuçiçin e dërgoi në Durrës duke ia shpëlarë të shkuarën, duke e bërë, për të mos thënë një humanist.

Rama është i njëjti që nuk i vajtoi me asgjë fëmijët që e braktisën Kosovën gjatë luftës”, thotë Mehmeti.

Mehmeti thshprehet se Ramën e falënderojnë të gjithë fqinjët tanë, sepse sa më shumë dëm bën për vendin tonë, aq më shumë pëlqehet nga fqinjët.

“Një mendësi që dominon në publik është mendësia partiake, që është në anën e atij që të paguan më shumë.

Më fanatikë në mbrojtjen e kësaj qeverie janë ata që dje mbrojtën PD-në dhe ambasadorët që kanë përfituar privilegje.

Në situata të tilla, i korruptuari i ndihmon të korruptuarin. Ka nga ata që janë aq të pavarur sa e kanë varur xhepin e tyre te piktori.

Ne të gjithë jemi mëkatarë për këtë situatë të krijuar, se tërë kohën trurin e kemi të lidhur me xhepin.

Piktorin do ta falënderojnë të gjithë fqinjët tanë. Do e lavdërojnë sepse sa më shumë dëm bën për vendin tonë, aq më shumë pëlqehet nga fqinjët.

Me piktorin çdo gjë pakësohet, pakësohet deti, por rriten varrezat greke dhe hapësirat me kanabisit.

Pushtetarët e tilla mbahen duke qenë sa më të pëlqyer te fqinjët. Edhe Zogun e kthehu serbi, Enver Hoxhës e sollën dhe partinë ia themeluar serbët.

Nuk e kuptoj pse ne duhet të zgjedhim pushtetarë që nuk janë pro shqiptarë. Piktori tashmë ka filluar të merret me çështje globale, kur nuk e bashkoi veten me të tjerët”, thotë ai.

“Shqipëria duhet të ndryshojë edhe njerëzit që shesin mend, s’mund të jenë të njëjtën deputetë për 30 vite.

Opozita duhet të jetë më e guximshme, sepse guximi sjell më shumë sukses. Opozitari më i madh i piktorit është vetë piktori. Ai jeton në një botë dhe ne një Shqipëri tjetër”, përfundoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *